Xhinseng, bima që rrit rezistencën, stimulon oreksin dhe sistemin imunitar

ginsenXhinsengu (ang. ginseng) është një bimë barishtore, me origjinë kineze dhe japoneze dhe konsiderohet një nga ilaçet më antike (në kuptimin e aktivitetit farmaceutik mbi organizmin), të njohura nga njeriu.

Ekzistojnë në tregun farmaceutik dy varietete: Xhinseng i bardhë (rrënjët e thara) dhe xhinseng i kuq (rrënjët e gatuara në ujë të zier). Xhinseng në gjendje të egër është shumë i rrallë edhe në vendet e origjinës, ai kultivohet në Kinë, Kore dhe në Japoni.

Është përdorur në Kinë që prej më shumë se 5000 vitesh, ai erdhi në Evropë si dhuratë për Mbretin e Francës Luigjin XIV nga një delegacion i mbretit të Siamit. Nga ai moment u përdor nga të për të luftuar lodhjen mendore dhe atë fizike.

Pjesa e përdorshme e bimës për aktivitetin e saj farmaceutik është rrënja.

Vetitë e xhinsengut 

  • Rrit rezistencën ndaj të ftohtit dhe ndaj lodhjes fizike.
  • Aktivizon memorien dhe përqëndrimin mendor.
  • Ul nivelin e sheqerit dhe të kolesterolit në gjak.
  • Stimulon sistemin imunitar.
  • Stimulon oreksin dhe ul ndjeshëm problemet me digestionin e ushqimeve.
  • Rrënjëve të xhinsengut i atribuohen gjithashtu dhe veti afrodiziake.
  • Në Kozmetikë përdoret si elasticizues dhe tonifikues i lëkurës se thatë, si dhe me rrudha.

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit