Infertiliteti mashkullor, nga se vijnë problemet

Për gazetën “Shëndet+”, Elton Peci, obstetër-gjinekolog

Problemet që shkaktojnë infertilitet tek mashkulli, janë të shpeshta. Infertiliteti mashkullor përbën 25-50% të rasteve me infertilitet.

infertil 1Problemet që mund të shkaktojnë infertilitet mashkullor, mund t’i ndajmë në dy grupe të mëdha: në problemet që prekin prodhimin e spermës nga testikujt dhe në problemet që prekin transportin e spermës jashtë kanalit genital mashkullor.

Problemet me prodhimin e spermës mund të lidhen me vetë testikulin ose me sinjalet që testikuli merr (apo nuk merr) nga truri. Në problemet që lidhen me vetë testikulin, mund të përmendim ato të shkaktuara nga infeksione të ndryshme si orkiti (infeksion i testikulit si komplikacion kryesisht i parotisit në fëmijëri), varikoçela (zgjerime të venave të cilat shkaktojnë dëmtim të spermatogjenezës), tumore të ndryshme të testikulit, anomali të lindura në të cilat testikuli nuk prodhon spermatozoidë, pasi nuk ka strukturën e duhur për spermatogjenezë (kromozomi Y fraxhil).

Problemet në ejakulat mund të shkaktohen nga bllokime (obstruksione) të sistemit ejakulator në pika të ndryshme. Të tilla bllokime mund të jenë pasojë e infeksioneve të ndryshme, traumave, operacioneve në të kaluarën etj.

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme
Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç