Një burrë 73-vjeçar del nga spitali shtatzënë?!

flete daljeeDenisa Canameti, Shëndet+

Duket se shprehja “kur të bëjë gjeli vezë” nuk është më kaq e pamundur. Pacientët e Kosovës mbushin çdo ditë korridoret e spitaleve të Tiranës. Kjo për faktin, se siç thonë mjekët për gazetën “Shëndet+”, pacientët kosovarë nuk kanë shumë besim te mjekësia e tyre dhe vijnë edhe për të bërë një konsultë të thjeshtë, pa orientim.

Dhe duket se nuk kanë shumë faj për këtë. Në foton e një fletëdaljeje nga spitali i Pejës të një pacienti, mjeku ka shkruar se pacienti Shaban Dervishaj, “është konsultuar gjinekologun dhe pacienti është shtatzënë (muaji i tetë)”.

Epikriza për më tepër tregon se pacienti është i datëlindjes 1932, që do të thotë se është 73 vjeç. Një lajthitje mjekësh vallë?!

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi