Amerikë, transplante penisi për 60 veteranë të luftës

Muajt e ardhshëm në Universitetin “Johns Hopkins” të Merilendit do të kryhet transplanti i parë i penisit në SHBA dhe do të kryhet tek një ushtar i luftës në Afganistan. Lajmi bëhet i ditur nga “New York Times”, ndërsa thuhet se ky transplant është kryer deri tani vetëm dy herë në gjithë botën, ndërsa vetëm një herë ka dalë me sukses: bëhet fjalë për rastin e një 21-vjeçari afrikanojugor që kohët e fundit është bërë baba.

operimSpecialistët e qendrës prestigjioze amerikane kanë planifikuar që organin ta marrin nga një dhurues që ka vdekur dhe po kryejnë analizat mbi përzgjedhjen e personit që do të vihet në listë pritjeje për transplantin: mësohet se 1367 veteranë lufte të kthyer nga Iraku e Afganistani në vitet 2001-2013 kanë pësuar dëme në organet gjenitale, të tilla që kanë dëmtuar rëndë funksionet seksuale dhe urinare.

Procedura do të marrë 12 orë dhe mund të kryhet vetëm tek kandidatë me uretër të paprekur: gjatë ndërhyrjes kirurgët do të lidhin venat dhe arteriet e penisit të dhuruar me pacientin që do të pranojë organin: fundet e nervave të pacientit duhet të rriten me ritmin 2,5 cm në muaj. Pacienti duhet të rifitojë kështu funksionet seksuale dhe të mund të ketë fëmijë.

Pacientët që i nënshtrohen këtij transplanti duhet të marrin përgjatë gjithë jetës ilaçe në mënyrë që trupi të mos refuzojë organin e ri.

Specialistët e Universitetit me në krye drejtorin e kirurgjisë plastike rindërtuese Andrju Li kanë marrë lejen për të kryer 60 procedura të këtij lloji. / Përgatiti për “Shëndet+”: Gridi Shehu

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar