4 ushtrime për të lehtësuar artritin!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Denisa Canameti

Edhe njerëzit e shëndetshëm e kanë të vështirë që të bëjnë ushtrime çdo ditë. Ndërkohë, as që mendohet për ushtrime kur kemi dhimbje të tilla si ajo që jep artriti. Megjtihatë, ushtrimet e rregullta jo vetëm që ndihmojnë në ruajtjen e funksionit të artikulacioneve, por gjithashtu shmangin ngurtësinë dhe lodhjen.

Artriti reumatoidNëse keni artrit fiksojini mirë këto këshilla :

Një gamë e mirë lëvizjesh përmirësojnë lëvizjen dhe sigurojnë fleksibilitet. Çdo ditë mund të punoni për të rritur numrin e  ushtrimeve. Ushtrimet mund të bëhen në çdo kohë dhe kur nyjet janë të fryrë dhe dhembin.

Punoni për muskuj të fortë: Nuk është e nevojshme të dashuroni pajisjet. Mund të përdorni rezistencën e trupit tuaj për të krijuar muskuj.

Më shumë durim. Bëni ushtrime aerobike të tilla si: ecje, not apo biçikletë – këto ushtrime forcojnë zemrën dhe mushkëritë. Kështu stërvisni durimin dhe ndikojni në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Për një ekuilibër më të mirë. Ka mënyra të thjeshta për të punuar me balancën. Për shembull, qëndrimi në të dyja këmbët duke përdorur peshën e trupit. Pastaj me ngadalë provoni të ngrini njërën këmbë dhe qëndrojmë ashtu me një këmbë për 5 sekonda. E përsërisim këtë ushtrim me këmbën tjetër. Me kalimin e kohës, punoni që të rrini deri në 30 sekonda në secilën këmbë.

Joga dhe tai chi ndihmojnë gjithashtu për të ruajtur balancën. Artriti nuk ka për t’ju penguar që ta shijoni jetën!/

Burimi: Harvard Health Publications

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim