Alketa Koroshi: Barazia? Respektimi i diferencës që ekziston

Alketa Koroshi, nefrolog në shërbimin e nefrologjisë, QSUT

Gratë janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë njerëzore . Ato janë qenie njerëzore njëlloj si burrat dhe duhet të gëzojnë po ato të drejta sikurse burrat. Realizimi jo vetëm “de jure”, por edhe “de fakto” i barazisë ndërmjet burrave dhe grave është

Dr. Alketa Koroshi

Dr. Alketa Koroshi

thelbësore për të parandaluar dhunën kundër grave e femrave. Kjo dhunë shumë herë nuk është vetëm fizike ose seksuale, por edhe psikologjike ose ekonomike dhe ndodh si brenda, edhe jashtë familjes. Fenomene që akoma ekzistojnë, si trafikimi i femrave, skllavëria seksuale dhe prostitucioni i detyruar sot me konventat ndërkombëtare konsiderohen si krim kundër njerëzimit.

Gruaja dhe burri nuk janë në mënyrë absolute të barabartë midis tyre. Pa dyshim ka dallime që i dallojnë njëri nga tjetri. Por barazia midis sekseve të ndryshme nënkupton luftën për vendosjen e disa kushteve dhe koncepteve që përcaktojnë në radhë të parë respektin për njëri-tjetrin.

Principi i barazisë nuk do të thotë që burrat e gratë janë njëlloj midis tyre, por shoqëria dhe ligji duhet t’i trajtojë në mënyrë të barabartë në mënyrë që të respektojë pikërisht diferencën që ekziston ndërmjet tyre.

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal