Ekspertët paralajmërojnë se gratë që marrin ilaçe kundër depresionit gjatë shtatzënisë janë të prirura dyfish të lindin fëmijë me
autizëm. Në studimin që përfshiu 145 500 gra shtatzëna që merrnin ilaçe kundër depresionit rezultoi se 1.2% e fëmijëve u diagnostikuan me autizëm. Edhe pse kjo shifër mund të duket e ulët, rreziku është 87% më i lartë se tek shtatzënat që nuk konsumojnë antidepresantë.
Studimi doli në përfundimin se marrja e antidepresantëve, sidomos gjatë tremujorit të dytë ose të tretë të shtatzënisë, rrit rrezikun për lindjen e fëmijëve me autizëm. Veçanërisht të rrezikshme ishin ilaçet SSRI, që ndikojnë tek neurotransmetuesit.
Rezulton se vetëm në Britani, numri i personave që marrin ilaçe kundër depresionit është dyfishuar nga 29 milion në vitin 2004, në 57 milionë vitin e shkuar. Rreth 1 në 7 gra vuajnë nga depresioni gjatë shtatzënisë.
/Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeka


