Qendrat shëndetësore Orosh, Fierzë dhe Peshkopi, aty ku energjia nuk ndalet kurrë

Qendrat shëndetësore në Orosh, Fierzë dhe Peshkopi tashmë kanë fatin e përdorimit të ideve inovative të energjisë diellore. Falë një projekti të mbështetur nga GEF/UNDP këto qendra shëndetësore do të jenë një shembull i mirë i përdorimit të energjive të rinovueshme.

Qendra shëndetësore në Fierzë, me panelet diellore

Qendra shëndetësore në Fierzë, me panelet diellore

Këto qendra shëndetësore pak muaj më parë vuanin nga mungesa e ujit të ngohtë dhe ndriçimit.

Mungesa e energjisë elektrike ishte e shpeshtë çka sillte edhe cenimin e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve. Gjithashtu, edhe stafi mjekësor punonte me shumë vështirësi.

Projekti konsiston në shfrytëzimin e energjisë diellore për përfitimin e energjisë elektrike. Energjia e përftuar përdoret kryesisht si sistem back-up në furnizimin me energji elektrike të pajisjeve teknologjike dhe ambjenteve të veçanta, duke bërë të mundur pandërprerjen e energjisë.

Pak kush e di që qendra shëndetësore e Fierzës, e cila është vetëm pak metra larg hidrocentralit, i mungonte energjia elektrike shpeshherë.

Tashmë ky problem është zgjidhur një herë e mirë për këto qendra shëndetësore.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Peshkopi, Elton Pana, theksoi se ky investim ishte shumë i rëndësishëm dhe tashmë qendra e tyre punon me standarde më të mira në dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve. “Shërbimet shëndetësore janë jetike dhe të rëndësishme. Mendoni sa të vështirë mund ta ketë një mjek të punojë pa energji elektrike dhe pa ujë të ngrohtë. Tashmë këtë problem e kemi të zgjidhur falë këtij projekti”, theksoi Pana.

Në rajone të veçanta të Shqipërisë vazhdon mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike dhe ndërprerja e saj për shkaqe nga më të ndryshmet. Për këtë qëllim u zgjodhën edhe këto Qendra Shëndetësore.

Gjithashtu, në qendrat shëndetësore që u përzgjodhën në këtë projekt, ne mundësojmë dhe bëjmë të kapshëm idenë e përdorimit të energjisë diellore për aplikime të ndryshme.

qendra paneletNe te tre qendrat Orosh, Peshkopi dhe Fierzë u përdorën sisteme më të fundit të paneleve fotovoltaike dhe panele për ujë të ngrohtë.

Përfitues të këtij projekti do të jenë mijëra banorë që mbulojnë qendrat shëndetësore. Konkretisht:

  • Mbi 3000 banorë në Orosh të Mirditës.
  • Mbi 4000 banorë në Qendrën Shëndetësore të Peshkopisë pranë llixhave.
  • Mbi 3000 banorë në Qendrën Shëndetësore të Fierzës.

Projekti u mbështet edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Zv.ministrja Milva Ekonomi theksoi se këto praktika janë pozitive dhe mbështesin organizatat për zbatimin e tyre.

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit