Si të zhdukni poret e hapura në fytyrë përmes mënyrave alternative

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Poret e hapura në fytyrë përveç se nuk janë aspak estetike ato shkaktojnë edhe shfaqjen e puçrave dhe pikave të zeza. Për fat të mirë, ekzistojnë disa mënyra natyrale që tkurrin madhësinë e poreve pa efekte anësore.

poreMaska me mjaltë, mollë dhe kos: merrni një copë mollë dhe bëjeni pure. Më pas shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle lëng limoni. Aplikoni përzierjen në fytyrë për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët. Kjo maskë këshillohët të përdoret 1 herë në javë, para se të flini gjumë.

Maskë me pluhur bajamesh: merrni disa kokrra bajame dhe bluajni ne blender derisa të bëhen pluhur. Më pas shtoni pak ujë të vakët derisa masa të bëhet homogjene. Aplikojeni masën në fytyrë dhe mbajeni 30 minuta. Përsëriteni këtë trajtim 2 herë në javë.

Maskë me kastravec, mollë, vezë dhe qumësht: përzieni një të bardhë veze me një lugë gjelle qumësht pluhur. Kësaj përzierje shtojini pure kastraveci dhe molle. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Kjo maskë këshillohet të aplikohet një herë në jave.

Lëng limoni: me anë të një pambuku, aplikoni lëng limoni në zonat me pore. Mbajeni në fytyrë për 5 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë./ Burimi: homehealthyrecipes

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer