Eliksiri gjerman që nuk e kishit dëgjuar më parë: kura për arteriet e bllokuara, gurët në veshka, kolesterolin e lartë…

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Qëllimi kryesor i këtij eliksiri gjerman është trajtimi dhe parandalimi i bllokimit të arterieve. Por përveç kësaj kjo kurë trajton edhe kolesterolin e lartë, infeksionet dhe ftohjen, pastron mëlçinë dhe rrit sistemin imunitar. Kjo kurë natyrale ka vetëm nga 4 përbërës:

kura gjermane4 thelpinj hudhre të mëdha

4 limonë të paqëruar nga lëkura

2 copa rrënjë xhenxhefili

2 litra ujë

Përgatitja: lajini limonët dhe pritini në copa. Qërojini hudhrat dhe hidhini në mikser bashkë me copat e limonit dhe lërini derisa të formohet një masë kompakte. Në një tenxhere hidhni 2 litra ujë dhe lëreni të valojë. Pasi uji të ketë valuar shtoni masën e krijuar me limon dhe hudhër dhe lëreni për 5 minuta. Lëreni lëngun e krijuar mënjanë derisa të ftohet në temperaturën e ambientit dhe më pas kullojeni me anë të një site. Lëngun hidheni në një shishe qelqi dhe ruajeni në  frigorifer.

Përdorimi: ilaçi natyral duhet të konsumohet çdo ditë, një gotë në mëngjes 2 orë para ngrënies. Kura duhet të zgjasë 3 javë. Mund të bëni pushim një javë dhe më pas ta rifilloni kurën edhe për 3 javë të tjera./ Burimi: healthynaturalworld

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit