Si reagon vagina ndaj marrëdhënieve seksuale

Fërkimi irriton muret dhe bën që të rritet temperatura. Kështu që, kur keni ende dëshirë për marrëdhënie seksuale ndërsa trupi nuk mund të prodhojë më shunë lubrifikim, përdorni pomadë. Do t’ju ndihmojë të mbroni shtresat e lëkurës nga dëmtimi dhe fshikëzën nga infeksionet.

vagina femra marredhenieNjë tjetër detaj që duhet patur parasysh, ndërkohë që jeni duke shijuar agoninë e pasionit, është se çdo e shtyrë e penisit dërgon në fshikëzë bakteret që ndodhen në orificin e uretrës. Edhe pse në vaginë ka shumë baktere të shëndetshme dhe normale, në fshikëz nuk duhet të ketë asnjë prej tyre, sepse mund të ndodhë që ditën tjetër të pyesni veten: Pse më djeg urina?

Përpiquni të mos e teproni me seksin. Një shtim i menjëhershëm i aktivitetit seksual mund të shkaktojë infeksione të fshikëzës, irritime dhe infeksione vaginale. Do të ishte më mirë të kryenit marrëdhënie çdo ditë sesa tre herë të shtunën. Teorikisht kjo funksionon, por mund të ndodhë që partnerët të jetojnë larg njëri-tjetrit dhe të shihen vetëm në fundjavë ose mund të jenë shumë të lodhur gjatë javës.

Kur kalohet kufiri i seksit?

Varet nga mosha, lubrifikimi, hapësirat, përvoja, kohëzgjatja etj. Përpiquni të kuptoni se deri ku ndiheni rehat dhe mos i kërkoni më shumë se sa duhet trupit tuaj. Kur bëhet fjalë për infeksione të fshikëzës, lëngu i qitros nuk është një mit. Përmban acid ipurik, i cili i pengon bakteret të shumohen.

Megjithatë, bakteret ekzistuese nuk i vrisni dot. Ndaj, nëse ndieni djegie kur urinoni, pini sa më shumë lëng qitroje që të mundeni. Në këtë mënyrë do të keni mundësi ta luftoni problemin që në rrënjë. Nëse simptomat vazhdojnë më shumë se 12 orë, duhet të shkoni tek mjeku.

Dr. Carol Livoti (Nga libri “Manual për goca nga 13 deri 83 vjeç”)

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë