Doktoresha Alexandra Pelosi, specialiste e Departamentit të Venerealogjisë dhe Indermatologjisë në spitalin Melzo (Milano, Itali)
Sigurisht, duke filluar që nga pastrimi i saj që duhet t’i përshtatet nevojave të reja të një lëkure më delikate. I duhet thënë jo pastrimit agresiv, si ai me baza tensioaktive (anionikë ose kationikë). Pastrues të tillë mund të provokojnë humbjen e yndyrnave në barrierën e lëkurës. Duhen evituar absolutisht sapunët e zakonshëm alkalinë, që duke reduktuar shpeshtësinë e shtresës së korneos, shtojnë më tej reaktivitetin e lëkurës. Kështu që synoni për një pastrim më delikat, duke shmangur tonikët
alkoolikë dhe maskat irrituese. Kërkoni pastrues të butë, jo tepër shkumues dhe në gjendje që t’i sjellin lëkurës suaj substanca hidratuese dhe zbutëse. Idealë janë pastruesit vajorë dhe qumështi pastrues, të cilat gratë me lëkurë tepër të thatë mund t’i përdorin edhe pa shpëlarje.
Cilat janë kremrat hidratuese dite dhe nate më të rekomanduara?
Produktet antimoshë duhet të kryejnë tre funksione specifike:
1) të mbrojnë integritetin e barrierës së lëkurës;
2) të korrigjojnë gjendjen e dehidratimit të lëkurës;
3) të përmbajnë përbërës aktivë me funksion korigjues shumëplanësh (duhet të veprojnë kështu mbi lëshimin e lëkurës, njollave, shfaqjen e kapilarëve dhe rrudhave të vogla)
Në menopauzë nevojitet ta pasurojmë lëkurën me substanca që përshpejtojnë riparimin e shtresës korneo. Përbërësit më efikasë janë acidet yndyrore- substanca që zëvendësojnë membranat qelizore të cilat pikërisht në menopauzë tentojnë të zvogëlohen.


