Mitra, qafa e mitrës, vezore, si janë të ndërtuara

Mitra (pa fetus brenda) ka përmasat e një kumbulle. Qafa e mitrës, e gjatë tre centimentra, është zgjatim i mitrës. Të dyja ngjasojnë me një dardhë të kthyer përmbys. Mitra, kur nuk është aktive, nuk ka asnjë funksion. Pra, nuk  prodhon hormone që mund t’i hyjnë në punë dikujt ose askush nuk ka dijeni ër to, të paktën deri sot.

Pavarësisht këtyre fakteve, për gratë mitra është emocionuese. Për shumë prej tyre simbolizpn të qenët femër, simbolizon feminilitetin dhe aftësinë për t’u bërë nëna. Njësoj si zemra, ajo është një pompë që ushqen fëmijën me gjak dhe simbol i dashurisë.

Mitra shqipMitra ka tri shtresa. Duke filluar nga brenda jashtë, ato janë: endometri, miometri dhe membrana seroze ose peritoneumi. Çdo muaj, përgjatë gjithë moshës së pjellorisë, endometri, epiteli që mbulon gjithë kavitetin e mitrës, rritet dhe më pas shpërbëhet. Pas menopauzës, dobësohet dhe nuk është më aktiv. Është ky vendi ku strehohet embrioni. Në këtë shtresë mjekët marrin material për të kryer biopsinë  e endometrit.

Miometri është muskuli i mureve të mitrës që gjatë shtatzanisë zmadhohet, ndërsa gjatë lindjes apo abortit, kontraktohet.

Seroza – shtresa e tretë e mitrës – e lëmuar dhe me shkëlqim, mbulon të gjitha sipërfaqet e organeve të abdomenit, përfshirë edhe mitrën. Detyra e saj është të mos lejojë hyrjen e asgjëje në kavitetin peritoneal (hapësirën e barkut nga diafragma deri në dyshemenë e pelvisit).

Qafa e mitrës përbëhet nga: epiteli kolimnar dhe piteli skuamoz. Qelizat që veshin kanalin e mitrës, marrin emrin e epitelit kolummnar, sepse ky i fundit ka disa shtresa dhe hapësira boshe. Gjerësia e tij përbëhet nga një shtresë qelizash dhe prodhon muskulin që ndihmon spermatozoidet të arrijnë brenda mitrës. Nga ana tjetër, lënda ngjitëse që përmban ky mukus, e mban qafën e mitrës të mbyllur dhe nuk e lejon të hapet në çaste të gabuara.

Epiteli skuamoz mbulon pjesën e jashtme të qafës, nga ana e vaginës; është po e njëjta shtresë që mbulon gjithë trupin (pra, epiderma). Ky epitel tkurret, merr frymë, sekreton, mbron, është i papërshkrueshëm… është Gore –Teks (material i papërshkrueshëm nga uji ) natyral. Ai përbëhet nga shumë shtresa: në hyrjen e kanalit të qafës uterine ndodhet bashkimi i epitelit kolumnar dhe skuamoz (zakonisht ky quhet bashkimi ose junksioni). Kjo pikë bashkuese luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin gjinekologjik.

Vezoret, si janë të ndërtuara dhe çfarë funksioni kanë

Vezoret (njihen edhe si gonadet femërore) janë analoget e testikujve mashkullorë. Përmasat e tyre janë afërsisht dy me tre centimetra. Ndodhen në zonën abdominale dhe lidhen me mitrën dhe pelvisin me anë të disa ligamenteve. Nuk kanë as veshje të jashtme dhe as nuk janë të mbrojtura nga mjedisi që i rrethon, por as ky i fundit nuk është i mbrojtur prej tyre.

Gonadet femërore janë të formuara nga një lëndë lidhëse dhe nga enë gjaku. Në stomë janë të shpërndara disa qese të mbushura me lëng që quhen folikula. Secila prej tyre përbëhet nga qeliza që riprodhojnë hormone e që rrethojnë një vezë të vetme. Lindim më të gjitha folikulat, të cilat do t’i kemi gjatë gjithë jetës sonë. Ato nuk janë aktive deri në hapat e parë të pubertetit, periudhë kjo gjatë së cilës fillojnë të prodhojnë hormone. Çdo muaj një folikul fatlume qëndron në zonën peritonale dhe liron një vezë. Vendi ku qëndronte folikula e “paftyrë” cikatrizohet, por do të mbetet një shenjë e vogël, nga ku, me kalimin e kohës, vezorja merr pamjen e zgavrës së bërthamës së një pjeshkë të squllur. Mund të themi se veza është organi më i çmuar i aparatit riprodhues femëror, pasi ndikon në përcaktimin e dormës sonë femërore, në humorin tonë, në dëshirën tonë seksuale dhe në shëndetin tonë. Për më tepër, vezët tona janë i vetmi mjet me anë të të cilit përcjellim gjenet tona.

Tubat e fallopit

Tubat e fallopit janë tubat që bëjnë të mundur takimin e vezëve me spermatozoidet. Normalisht ky takim ndodh në 1/3 e jashtme të tubit. Pra, tubat kanë një rol parësor. Tubat janë shumë delikatë ndaj mund të dëmtohen lehtësisht. Zgjatimet e pjesës fundore të tubit, që quhen fimbrie, janë shumë të holla dhe ngjasojnë me algat e detit. Tubat janë të gjatë nga tetë deri në dhjetë centimentra, ndërsa diametri i tyre ndryshon, duke u ngushtuar në qendër dhe duke u zgjeruar në dy ekstremet. Nuk kanë ndonjë funksion tjetër përveçse atij të transportuesit gjatë procesit të riprodhimit. Disa studiues shprehen se lëngu që ndodhet brenda tubave ndihmon në zhvillimin e embrionit teksa ky noton drejt mitrës, dhe se është një pjesë integrale e procesit riprodhues.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë