Një serum me vitaminë C për fytyrën që mund ta përgatisni në shtëpi

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

fytyrwVitamina C nuk përdoret vetëm për trajtimin e gripit dhe ftohjeve. Dermatologët e dinë se serumet me përmbajtje të lartë të vitaminës C ndihmojnë lëkurën të vonojë procesin e rrudhosjes dhe e mbajnë atë të tonifikuar. Ky serum tërësisht natyral mund t’ju vijë shumë në ndihmë dhe premton rezultate të shkëlqyera. Përbërësit e nevojshëm nuk kushtojnë shumë dhe mund t’i gjeni në farmacitë më të afërta.

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji pluhur acid Askorbik ( e gjeni në farmaci, dyqane bio);
  • 3 lugë ujë të distiluar;
  • 1 lugë çaji glicerinë ( e gjeni në farmaci);
  • 1/4 lugë çaji vitaminë E (e gjeni në farmaci);
  • Një shishe qelqi të errët.

Shmangni përdorimin e veglave metalike kur përgatisni këtë serum. Përdorni enë qeramike, plastike, druri apo vegla qelqi.

Përgatitja:
     Vendosni një lugë acid askorbik dhe tre lugë ujë të distiluar në një kupë.
Përzieni përbërësit me lugë plastike për rreth 30-60 minuta derisa acidi Askorbik të shpërndahet plotësisht.
Mos përdorni ujë të ngrohtë për të shkrirë vitaminën C më shpejt, sepse kjo do të shkatërrojë efektet e serumit.
Së fundmi shtoni glicerinë dhe një lugë çaji vitaminë E.
Pasi ta përgatisni, transferojeni serumin në një shishe të errët dhe merrni një sasi të vogël në ccdo përdorim. Mbajeni në një vend të errët.

Ky serum është i prirur të oksidohet. Kjo është arsyeja pse duhet të përgatisni serum të ri vazhdimisht. Nëse vëreni se serumi ndryshon ngjyrën ose kthehet në të verdhë, mos e përdorni më pasi mund t’i shkaktoni lëkurës dëmtime serioze.

Burimi: http://www.hlfteam.com/homemade-serum-ëith-vitamin-c-recipe-for-rejuvenating-and-removing-strains/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave