Një muaj për një Eko zemre

QSUT 6-kateTë bësh një vizitë kardiologjie në spital do të thotë të shpenzosh shumë ditë dhe shumë para. Pasi marrin rekomandimin nga mjeku i familjes për të ardhur në Tiranë, në QSUT dhe për t’u vizituar te kardiologu, shumë pacientëve u lihet një orar për të ardhur një ditë tjetër për EKO-n e më pas një ditë tjetër për biçikletën. Ka prej tyre si Rrahmani, të cilit pas vizitës së mjekut, iu la që EKO-ja të kryhej në datën 28 shkurt. Ai thotë se nuk kundërshtoi e as nuk bëri debat, sepse “asgjë nuk do t’ia kthente mendjen planifikuesit të ekos” dhe se “fatmirësisht jetoj në Tiranë”.

Por ka të tjerë që s’kanë të njëjtin fat. Një zonjë nga qyteti i Elbasanit, e cila përpos EKO-s duhej t’i nënshtrohej edhe biçikletës, thotë se i duhej të paraqitej në dy ditë të ndryshme, përkatësisht në datat 23 shkurt për EKO-n dhe me datë 27 shkurt për biçikletën.

“Nuk është problemi te planifikimi, por sot nuk kishte as radhë te EKO-ja që të thuash se ishin të ngarkuar. S’u kushtonte asgjë të më bënin EKO-n e zemrës që zgjat vetëm 5 minuta e të mos kthehem prapë pas 3 javësh. Por kush na dëgjon?” thotë Rrahmani që zbret shkallët e spitalit avash-avash duke pëshpëritur me vete “të mjerët ne që na bie!”/A.Thartori

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën