Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Ka truke të ndryshme që mund të bëni në shtëpi para se të lani flokët. Ato mund të bëjnë flokët tuaj të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të bukur.
Këtu janë disa nga trajtimet e flokëve që mund të bëni para se t’i lani ato:
Përzieni 2 lloje vajrash:
Mund të përzieni vaj ulliri dhe vaj bajame. Gjithashtu, mund të shtoni kapsula vitaminë E për të mbrojtur flokët nga dëmtimi dhe për të parandaluar humbjen e tyre.
Butësisht masazhoni skalpin e kokës, pastaj përhapni vajin gradualisht deri tek skajet e flokëve. Mbështillini flokët me një qese dhe mbajini 20 minuta.
Një trajtim efektiv është gjithashtu përzierja e një të verdhë veze dhe kos. Aplikojeni përzierjen në flokët tuaj dhe lereni të veprojë për 20 minuta. Së fundi, lani flokët si zakonisht.
Burimi: http://www.justnaturallife.com/


