Fotoja e placentës në facebook që po thyen rekord klikimesh

Një fotografi e një foshnje Maori me placentën e tij duke përcaktuar fjalën “dashuri” është bërë një ndër fotot më të shikuara në rrjete sociale.

Kjo foto është postuar në rrjetin social Facebook, nga fotografja Emma Jean, e cila shpjegoi se sipas kulturës së Zelandës së Re Maori, placenta e fëmijës së lindur do të varroset.

bebiAjo shkruante: Fjala “Whenua”  lidhet me placentën dhe me tokën.  Whenua (Placenta) është kthyer në  Whenoa (tokë) me pito (kordonin kërthizor), lidhja mes të sapolindurit dhe papatuanuku(toka mëmë)

Me këtë prirje të vëndosur, secili individ përmbush rolin e kuartorit, për papatuanuku (toka mëmë), i cili mbetët në jetë të gjatë. Rituali tradicional i lindjes është diskutuar gjërësisht me njerëzit që tregojnë historitë e kordonit të kërthizës.

Përdoruesja e Facebook-ut Sofia Bergeron shkruan:

“Të miat janë të dyja në frigorifer, kështu që unë nuk mund të mbjell pemë kur t`i varros. Shumë keq, unë nuk mendoj të bëj kështu fotosh! Fëmija im kishte të paprekur placentën dhe kordonin për të paktën një orë.”

Jasmine Alexandria Coe shkruan: “Placentat e tre fëmijëve të mi ishin mbjellur në linjën e gardhit (bazë varrimi Maori) të partnerit tim Urupa. Për të parin, që u vendos 6 vite më parë kur lindi im bir, ishte një pemë pohutukawa e vogël ndërsa tani është më e madhe seç jam unë.”

Të tjerët kanë kritikuar dhe tallur këtë ritual duke e quajtur “të çuditshëm” dhe të “neveritshëm”.

Ajo ka bërë një reagim të ashpër nga njerëzit që mbrojnë traditën, duke shpjeguar se është e shenjtë për maorianët dhe se placenta “është varrosur me nderim”, në një pemë të mbjellur sipër saj.

Një faqe e quajtur “Mothers Matter”  (Shqetësimet e Mamave), lidhur me fotografinë e Jean, shpjegon se tradita mund të shkaktojë komplikime për mjekët, infermierët dhe mamitë.

Burimi: The Telegraph/ Shqipëroi për “Shëndet+”:  Donjeta Zeqa

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet