Ja si të “hiqni qafe” celulitin me 3 përbërës natyral, shpejt dhe lehtë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Depozitimi i yndyrës në një zonë të caktuar është shumë problematik sepse krijon shtresa dhjamore dhe celulit. Celuliti nuk njeh kufizime moshe apo peshe, prandaj është shumë i vështirë për t’u luftuar. Ja një recetë natyrale që ju ndihmon të reduktoni ndjeshëm celulitin:

celulitPërbërësit: 1 filxhan kafe (do ishte mirë të ishte ekspres me kokrriza të vogla jo në formë mielli), 1 filxhan sheqer (ose kripë), 1 filxhan vaj ulliri ekstra i virgjër.

Metoda e përgatitjes: përziejni të gjithë përbërësit deri sa të formohet një masë homogjene me kokrriza të vogla. Vendoseni masën në një kavanoz qelqi. Para se ta aplikoni skrabin lani trupin me ujë të ngrohtë në mënyrë që t’ju hapen poret. Fshini me peshqir zonën ku do të aplikoni skrabin dhe masazhojeni atë për 2-5 minuta me lëvizje rrethore. Kjo metodë duhet të përdoret 2-3 herë në javë, në mënyrë që të keni rezultate të dukshme në pak javë./ Burimi: mrhealthylife

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave