Si të shpëtoni nga kallot tek shputat e këmbëve!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Kallot zakonisht shfaqen në pjesën e shputave të këmbëve, zakonisht nga përdorimi i këpucëve të parehatshme. Edhe pse ato shkaktojnë dhimbje dhe bezdi, zhvillohen për të mbrojtur këmbën nga shtufdëmtimi i mëtejshëm.

Në një artikull të Shkollës Mjekësore të Harvardit thuhet se për të hequr qafe kallot shpejt, mund të përdorni një gur shtufi.

Fillimisht mbani këmbët në ujë të ngrohtë për të zbutur kallot. Pastaj thajini këmbët dhe fërkojini ato me një guri shtufi butësisht. Më pas aplikoni krem hidratues. Sekreti është tek delikatesa që duhet të tregoni me këmbët tuaja.

Farmacitë shesin kremra të shumtë për pastrimin e këmbëve apo heqjen e kallove, por shumë prej tyre përmbajnë oksid salicilik, i cili mund të dëmtojë indet e shëndetshme nëse nuk përdoren sic duhen. Madje, disa mjekë specialistë thonë që kremra të tillë nuk duhen përdorur fare.

Për kallo të mëdha e të forta, duhet të konsultoheni me specialistët. Ka qendra bukurie apo estetiste të cilat ofrojnë pastrimin e kallove, por është mirë që të konsultoheni me specialistë, si për shembull mjeku podiatrist (mjeku që merret me problemet e këmbëve).

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit