Urologjia, të sëmuresh nga i ftohti

urologjia ngrohje (1)Isha i shtruar te pavioni i urologjisë në QSUT ditët e fundit. Një ndër problemet më të mëdha ishte çështja e ngrohjes. Në këto ditë të ftohta dimri, në dhomë punonte vetëm një prej kaloriferëve, i cili ndizej 5 minuta në mëngjes dhe 5 minuta në mbrëmje. Gjatë ditës dhe natës gjithçka ishte e fikur dhe dhomat ishin akull. Gruaja ime, që ishte personi që duhet të më qëndronte pranë këto ditë dhe të më shërbente (meqë sigurisht spitalet tona nuk kanë infermierë që të të shërbejnë) në krye të tre ditëve u sëmur. Si rrjedhojë u detyruam që të merrnim një ngrohës nga shtëpia me vete dhe të ngroheshim vetë dhe të tjerët në dhomë. Sigurisht që infermieret nuk na thanë gjë pse kishim ngrohëse me vete. Vetëm ato në dhomën e tyre kanë mundësinë e një kaloriferi ngrohës, ndërsa ndërsa vijnë rrotull nëpër pavione, ftohen edhe vetë. Këto janë spitalet tona!

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit