Nëse thembrat nuk i keni në formën e tyre më të përsosur, atëherë fatkeqësisht as një palë shapka të bukura verore nuk ju ndihmojnë dot ta ndryshoni këtë fakt. Më poshtë do të gjeni një listë me kura që do t’ju ndihmojnë të zbusni dhe të hiqni të çarat në thembra.
- Vaji i ullirit
Lëkura e thatë e thembrave është një nga shkaqet kryesore që çojnë në çarjen e tyre. Më poshtë do të gjeni një kurë e cila ndihmon në zhdukjen e këtij problemi.
Pasi të lani, pastroni dhe thani këmbët, aplikoni në të një shtresë vaji ulliri në pjesët e çara të thembrave. Vishni një palë çorape të trasha dhe mbajini gjithë natën. Në mëngjes lani këmbët, dhe përsëriteni këtë për disa ditë me radhë për të pasur këmbë të lëmuara dhe të shëruara.
- Banane dhe avokado
Merrni pak banane dhe aplikojeni në pjesët e çara të thembrave. Mbajini për dhjetë minuta kështu dhe më pas lajini.
Mund të krijoni gjithashtu një maskë për këmbë në shtëpi duke përdorur banane dhe avokado. Merrni një banane dhe një gjysmë avokado dhe përzijini bashkë. Aplikojeni përzierjen kremoze në thembra. Duke qenë se avokado është e pasur me një sërë vajrash, vitaminash dhe yndyrash të rëndësishme, përzierja më sipër do t’ju ndihmojë të trajtoni të çarat e thembrave.
- Vazelinë dhe lëng limoni
Lani dhe thani thembrat. Sapo të keni pastruar të gjitha papastërtitë, mbajini këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta. Shpëlajini dhe thajini. Përzieni pak vazelinë me lëng limoni. Aplikojeni ngadalë këtë përzierje në thembra dhe në pjesët e tjera të çara të këmbëve, derisa lëkura ta përthithë. Aplikojeni përpara se të flini dhe mbani veshur një palë çorape të leshta, duke qenë se këto të fundit ndihmojnë në ruajtjen e nxehtësisë së trupit dhe kështu rritet efekti i përzierjes.
- Mjaltë
Mjalti është më i miri në zbutjen e këmbëve dhe gëzon veti të mëdha antibakteriale. Hidhni një filxhan mjaltë në një kovë të mbushur përgjysmë me ujë të ngrohtë. Mbajini këmbët për gati 15-20 minuta në ujë me mjaltë. Shpëlajini dhe thajini ngadalë këmbët.
Aplikojini këto receta çdo natë që të hiqni qafe të çarat dhe të keni thembra të bukura dhe të lëmuara.
Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka


