Ja cilat janë ilaçet që mund t’ju dërgojnë në urgjencë!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

ilace emergjencePër shumë njerëz, një mënyrë jetese e shëndetshme do të thotë më tepër se një dietë e mirë dhe ushtrime të mjaftueshme. Vitaminat  dhe produktet plotësuese ushqimore janë gjithashtu pjesë e planit të disave prej jush. Por, edhe pse bëhet shumë publicitet për përfitimet e tyre të mundshme, studimet kanë nxjerrë rezultate për efektet e tyre negative në organizëm.

Në fakt, duke përdorur këto produkte mund të përfundoni në departamentin e emergjencës.

Një studim i botuar sot në “The Neë England Journal” ka gjetur se efektet negative të ushqyesve shtesë, ishin përgjegjës për një mesatare prej rreth 23,000 vizita në departamentin e emergjencës në vit.

Nëse doni të merrni vitamina, shtesa ose produkte bimore, gjithmonë  lexoni etiketat e sigurisë që janë të përfshira në paketim. Pyesni farmacistin, mjekun, ose një infermiere për të shqyrtuar gjithçka, në mënyrë që të siguroheni se këto produkte shtesë nuk do të shkaktojnë efekte të dëmshme.

Këshillohet të konsultoheni gjithmonë me mjekun në të tilla raste.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi