Nuk ka gjë më të mërzitshme se pagjumësia, duke qenë se gjumi është thelbësor për shëndetin tuaj. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në pasjen e një gjumi të shëndetshëm. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që nuk duhet të hani para gjumit.
Hamburgeri me proshutë: Përmbajtja e lartë e yndyrës që gjendet tek ushqimet e shpejta është vrasësi numër një i gjumit. Yndyra stimulon prodhimin e acidit në stomak, i cili mund të përhapet nëpër gurmaz, duke shkaktuar kështu urth. Nuk ka asgjë që mund të bëhet në këtë rast veçse të shmanget konsumimi i këtyre ushqimeve në darkë.
Alkooli: Çdolloj pije alkoolike është e dëmshme për gjumin. Alkooli metabolizohet shpejt në sistem dhe ju bën të zgjoheni disa herë gjatë natës.
Kafeja: Kafeja përmban kafeinë, e cila stimulon trurin. Nëse pini kafe në mbrëmje, do të mbeteni pa gjumë.
Sigurisht që njerëzit ndryshojnë në ndjeshmërinë e tyre ndaj kafeinës dhe kjo varet nga sasia e kafeinës që jeni mësuar të konsumoni.
Çokollata e zezë: Çokollata përmban jo vetëm kalori, por edhe kafeinë, sidomos çokollata e zezë. Një çokollatë e zakonshme përmban 12 miligramë kafeinë, ose sa tre filxhanë kafe dekafeinato.
Pula: Pula nuk jep efektet e zakonshme nëse e konsumoni në mbrëmje. Tretja pritet të ngadalësohet me 50 për qind kur flini, por nëse konsumoni shumë proteina, atëherë tretja do të ngadalësohet edhe më shumë.
Në vend që trupi të përqendrohet tek gjumi, ai përqendrohet në tretjen. Duke i shtuar karbohidrate proteinës, atëherë balanca anon nga gjumi.
Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka, Burimi: Health.com


