Sëmundja e alcajmerit mund të diagnostifikohet nga aroma e urinës

Shenjat e para të sëmundjes së alcajmerit mund të zbulohen nga ndryshimi i aromës së urinës së një personi. Studimet e fundit kanë treguar se në fazën e parë të zhvillimit kjo sëmundje shkakton një aromë të veçantë të urinës. Një shenjë e tillë mund të ndihmojë mjekët të zbulojnë menjëherë sëmundjen tek pacientët dhe të marrin masa për trajtimin e saj para se të fillojnë çrregullimet mendore.

alzaimerKy zbulim i ri do t’u hapë rrugë trajtimeve në të ardhmen për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

“Tani kemi prova se aroma e urinës mund të ndryshojë nëse ndodhin ndryshime në tru që lidhen me sëmundjen e alcajmerit” tha një nga autorët e studimit, Bruce Kimball, nga Departamenti Amerikan i Agrikulturës.

“Ky zbulim mund të shërbejë gjithashtu për zbulimin e sëmundjeve të tjera neurologjike”.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Huffington Post

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit