Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Vizita nëpër qendrat e kozmetikës nuk rezulton gjithmonë efektive kur është fjala për të larguar aknet apo pikat e zeza nga fytyra. Shpesh mjekësia alternative dhe përbërësit natyralë të ndodhura në shtëpinë tuaj, mund të jenë një zgjidhje më efikase.
Lani fytyrën si zakonisht dhe largoni flokët nga fytyra.- Zieni 200 ml ujë në një enë dhe shtoni 1-2 lugë lule kamomili të thata.
- Vendosni një tenxhere në tavolinë, vendosni kokën mbi tenxhere dhe mbulojeni me një peshqir, për rreth 5-7 minuta.
- Përgatisni përzierjen: 2 lugë xhel (krem) larës për fytyrën përzier me ½ lugë çaji sodë buke.
- Në fytyrën e njomë, aplikoni përzierjen e përgatitur, duke shmangur zonat përreth syve dhe buzët.
- Masazhoni fytyrën me një furçë të butë, mund të jetë edhe një furçë e pastër dhëmbësh.
- Kushtojini vëmendje të veçantë hundës dhe ballit.
- Lajeni fytyrën mirë me ujë.
- Kur të shikoheni në pasqyrë, pikat e zeza do të jenë zhdukur, poret do të jetë të pastra dhe fytyra do të duket e pastër.
Mund ta përsërisni këtë procedurë një herë në javë.
Burimi: : http://www.myhealthyfoodtips.com/


