Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
A ju ka ndodhur që pak javë pasi të keni lyer flokët, boja t’ju ketë rënë dhe flokët ta kenë humbur shkëlqimin e duhur? Ja disa mënyra natyrale për ta parandaluar këtë gjë, sipas ngjyrës së flokëve:
Panxhar për flokët e kuqe: priteni në copa të vogla një kokërr panxhari. Vendosini ato të valojnë në një tenxhere të mbushur deri në gjysmë me ujë. Më pas kullojeni ujin, shtojini një lugë uthull rrushi dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit. Shpëlajeni kokën me këtë lëng dhe mbajeni për 20-30 minuta. Përdoreni këtë metodë 1 herë në javë.
Kamomil për flokët e verdhë: shtoni 100 gr kamomil të thatë në gjysmë litër ujë. Valojeni ujin me kamomil dhe më pas lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit. Shtoni një lugë molle tek lëngu i kamomilit dhe aplikojeni në flokë për 30 minuta. Kjo mënyrë mund të përdoret 1 herë në javë.
Lëvozhga arre për flokët gështenjë e errët: merrni lëvozhgat e 20 kokrrave arre dhe bluajni në blender. Në një tas me ujë të valuar shtoni pluhurin e lëvozhgave të arrave dhe përziejni mirë derisa ato të jenë tretur tërësisht. Hidhni në ujin me arra një lugë uthull molle ose rrushi. Aplikojeni lëngun në flokë dhe mbajeni për 30 minuta. Përdoreni këtë metodë 1 herë në javë./ Burimi: healthylifetricks


