Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Problemi më i madh i metodave konvencionale për heqjen e qimeve në zonën e fytyrës është skuqja pas heqjes së tyre dhe formimi i puçrave apo akneve. Në këtë postim do t’ju paraqesim një mënyrë të thjeshtë dhe efektive, e cila jo vetëm ju heq qimet, por edhe zbut rrënjën dhe dendësinë e tyre në të ardhmen.
Gjithçka që ju duhet është një lugë çaji shafran Indie dhe 2 lugë çaji kos. Pluhuri i shafranit të Indisë është shumë efektiv në pastrimin e lëkurës dhe heqjen e qelizave të vdekura. Ai përmirëson gjendrat limfatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Aplikoni përbërjen me shafran Indie dhe kos në zonën sipër buzëve dhe lëreni derisa të thahet përbërja. Pasi të jetë tharë hiqeni masën në anën e kundërt të rritjes së qimeve. Përsëriteni këtë metodë 3-4 herë në javë për 1 muaj.
Burimi: healthylifetricks


