Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Të gjithë e dinë se çfarë është botoksi si dhe efektet e tij. Femrat zgjedhin botoksin për shkak të efekteve të menjëhershme që jep, por nuk janë të vetëdijëshme për pasojat negative që mund t’ju sjellë më pas. Në këtë postim do t’ju paraqesim një maskë natyrale e cila mund t’i rikthejë elasticitetin lëkurës dhe mund të reduktojë pamjen e rrudhave në fytyrë, pa efekte anësore.
Përbërësit: 1 lugë gjelle miell misri, 5 lugë gjelle lëng i freskët karrote, 1 lugë gjelle kos pa yndyrë
Udhëzime: në 100 ml ujë shtoni miellin e misrit dhe përziejni. Vendoseni përzierjen në një tenxhere të vogël derisa masa të trashet. Pasi përzierja të jetë ftohur në temperaturën e ambientit, shtoni lëngun e karrotës dhe kosin. Përziejni të gjithë përbërësit sëbashku derisa të përftohet një masë homogjene. Pastroni fytyrën mirë përpara se të aplikoni maskën. Aplikojeni atë në zonat problematike dhe mbajeni për 30 minuta. Pas 30 minutash shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët. Për rezutate të mira, përdoreni maskën 3-5 herë në javë për 1 muaj./ Burimi: steptohealth


