Konsumimi i peshkut gjatë shtatzënisë bën që fëmijët të jenë më të zgjuar

peshkSipas një studimi në Spanjë, konsumimi i peshkut gjatë shtatzënisë sjell përfitime në trurin e fëmijës. Studiuesit ndoqën rreth 2000 nëna dhe fëmijë nga tremujori i parë i shtatzënisë e deri në ditëlindjen e pestë, dhe gjetën përmirësime në tru tek fëmijët, mamatë e të cilëve kishin konsumuar peshk.

“Frutat e detit janë burim i rëndësishëm i lëndëve ushqyese për zhvillimin e trurit”, tha Jordi Julvez, drejtori i Qendrës së Studimit në Epidemiologjinë e Mjedisit në Barcelonë.

Studiuesit analizuan të dhënat nga Projekti i Fëmijërisë dhe Mjedisit Spanjoll, një studim i rëndësishëm i kryer nga viti 2004 deri në vitin 2008, ku morën pjesë femra në tremujorin e parë të shtatzënisë në katër provinca të Spanjës.

Julvez dhe kolegët u fokusuan në të dhënat e grave që kishin konsumuar peshq me shumë dhjamë (peshku-shpatë dhe toni albacore), peshq me më pak dhajmë (skumbri, sardelet dhe salmoni) dhe peshq pa dhjamë (butaku dhe fruta të tjera të detit).

Tek gratë, testuan enët e gjakut për vitaminën D dhe jodin, si edhe gjakun e shtyllëz kurrizore, për të matur ekspozimin e fetusit ndaj merkurit. Fëmijët nga mosha 14 muaj e deri në 5 vjeç iu nënshtruan testeve për aftësitë dhe tiparet e Sindromës Asperger, në mënyrë që të vlerësojnë zhvillimin e tyre neuropsikologjik.

Gratë konsumuan afërsisht rreth 500 gram peshk. Por, ato që kishin konsumuar 10 gramë më tepër në javë, rezultatet e testeve të fëmijëve përmirësoheshin. Zhvillimi më i mirë i trurit nga konsumi i madh i peshkut vihet re në moshën 5-vjeçare të fëmijës.

Studiuesit panë gjithashtu një reduktim të qëndrueshëm të simptomave të autizmit me rritjen e konsumit të peshkut.

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Reuters

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”