Ja si të reduktoni celulitin në zonën e vitheve me këto 3 përbërës

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Celuliti është një problem i zakonshëm që ndikon tek femrat e çdo moshe. Megjithatë, celuliti ka lidhje të ngushtë edhe me estrogjenin, hormon i cili ka ndikim të rëndësishëm në enët e gjakut dhe qarkullimin e tij. Kur estrogjeni fillon të ulet, zvogëlohet niveli i oksigjenit dhe zvogëlohet prodhimi i kolagjenit. Kjo është arsyeja pse qelizat yndyrore zmadhohen dhe formojnë celulit.

celulitKafja ka veti të fuqishme antioksidante, prandaj një skrab me kafe do të ishte shumë efektiv për ta trajtuar celulitin në shtëpi.

Merrni gjysmë filxhani me kafe (mundësisht me kokrriza të vogla), gjysmë filxhani kripë deti (pak të trashë, jo shumë të imët) dhe gjysmë filxhani vaj kokosi ose ulliri.

Së pari, lani kofshët dhe vithet me ujë të vakët për disa minuta, në këtë mënyrë do t’ju hapen poret. Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku dhe aplikojini në zonën problematike. Merrni një furçë dhe fërkojini vithet dhe kofshët në lëvizje rrethore. Ideale do të ishte sikur dikush tjetër t’ju bënte masazh në lëvizje rrethore. Pasi të keni aplikuar skrabin, shpërlahuni me ujë të vakët. Aplikoni pak vaj kokosi në zonën që masazhuat. Përsëriteni këtë proçedurë 2-3 herë në javë./ Burimi: justnaturallife

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave