- 120 gr krem djathi pa kripë
- 120 gr çokollatë të bardhë
- 2 vezë
Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga të bardhat, vendosini të bardhat e vezëve në frigorifer dhe ngroni furrën në 170 gradë. Merrni 120 gr çokollatë të bardhë dhe shkrijeni në avull. Pasi të shkrihet shtoni kremin e djathit. Shtoni të verdhat e vezës dhe përziejini me një lugë. Në një enë tjetër përzieni të verdhate vezëve derisa të bëhen shkumë. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku.
Merrni një tigan me diametër 14 cm dhe yndyroseni, hidhni përzierjen e përfituar, më pas në një tigan tjetër hidhni pak ujë dhe vendosni sipër tij tiganin e parë. Futini tiganët në furrë për 15 minuta në temperaturë 170 gradë. Fikni sobën dhe lereni tortën të qëndrojë edhe për 15 minuta të tjera. Nxireni tortën nga furra dh elereni të ftohet. Hidhni pak sheqerr pluhur dhe lereni të ftohet. Ju bëftë mirë!



