Përashtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Testosteroni është një hormon mashkullor që kontrollon dëshirat seksuale dhe luan një rol kyç në kapacitete të tjera si në sistemin e tretjes, dendësinë e kockave, nivelin e trombociteve të kuqe në trup etj. Mungesa e testosteronit tek meshkujt mund të shkaktojë shumë probleme, duke filluar nga sëmundjet e tilla si diabeti i tipit 2, sëmundjet e mushkërive, rënie të flokëve, lodhje kronike, renie në peshë ose obezitet etj. Ja disa mënyra se si mund ta rrisni nivelin e testosteronit në mënyrë natyrale:
Merrni më shumë zink: niveli i testosteronit ulet kur ka mungesë zinku në trup. Për të rritur nivelin e testosteronit duhet të konsumoni ushqime të pasura me zink si butakë, mish të kuq, fasule, arra etj.
Shmangni stresin: ankthi dhe stresi janë faktorë që ndikojnë në uljen e testosteronit, sidomos tek meshkujt e moshës 19-39 vjeç. Përpiquni të menjanoni stresin sepse kortizoli ndikon në rënien e nivelit të testosteronit.
Shmangni obezitetin: studimet kanë treguar se mbipesha tek meshkujt ndikon në rënien e nivelit të testosteronit. Mundohuni të mbani një peshë normale, pa luhatje dhe ushqehuni shëndetshëm.
Mos konsumoni alkool: meshkujt që konsumojnë rregullisht alkool iu ulet niveli i testosteronit në 7% në krahasim me ata që nuk konsumojnë.
Bëni aktivitet fizik: kjo është një ndër pikat më të rëndësishme për meshkujt që duan ta mbajnë nivelin e testosteronit të lartë.
Dieta e shëndetshme, fjetja në mënyrë të mjaftueshme 7-8 orë në ditë, kontrollimi i dëshirave seksuale janë disa nga faktorët e tjerë që ndikojnë në nivelet e testosteronit./Burimi: realnaturalcare


