Ja si të hiqni zbokthin përmes mënyrave natyrale

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Zbokthi është një nga gjendjet që i ndodh më shpesh lëkurës së kokës. Edhe pse nuk është diçka ngjitëse apo serioze, ai nuk është aspak estetik dhe do një periudhë kohore për t’u trajtuar dhe për t’u hequr tërësisht. Ekzistojnë disa produkte komerciale që ndihmojnë në eleminimin e zbokthit, por në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra alternative që mund t’i bëni në shtëpi:

zbokthSodë buke: soda është një nga mënyrat më efektive për të trjatuar zbokthin. Ju duhet të shtoni vetëm një lugë çaji në 150 ml shampo dhe lajeni kokën si zakonisht 2 herë në javë. Ju do të shikoni përmirësim vetëm pas disa javësh.

Limon: për shkak të acidit citrik që përmban, limoni ka karakteristika anti-fungale dhe ju ndihmon që të eleminoni zbokthin. Përzieni 1 filxhan lëng limoni me 2 lugë vaj kokosi. Masazhojeni lëkurën e kokës dhe mabjeni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni kokën si zakonisht.

Aspirinë: thërmmoni 3 tableta aspirine dhe hidhini në shampo. Lajeni kokën me këtë shampo si zakonisht. Kjo është një tjetër mënyrë shumë e mirë që eleminon zbokthin në pak javë./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer