Studim: Rrjetet sociale, armiku më i madh i gjumit

Rrjetet sociale shkaktojnë pagjumësi tek të rinjtë. studimSipas një studimi të kryer nga Universiteti i Mjekësisë në Pensilvani, të rinjtë që i përdorin më shpesh rrjetet sociale janë më të rrezikuar për të vuajtur nga pagjumësia se ata që i përdorin më pak.

Studiuesit intervistuan mbi 1700 të rinj të moshave nga 19-32 vjeç, për të parë se sa shumë i përdornin rrjetet sociale, si Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat, Credit, Tumblr etj. Të rinjtë rrinin mesatarisht 61 minuta në ditë duke vizituar rrjete të ndryshme sociale. 30% e tyre treguan se kanë probleme serioze me gjumin.

Ata që i kontrollonin rrjetet sociale më shpesh, ishin tre herë më të rrezikuar për të vuajtur nga pagjumësia. Ndërsa ata që kalonin më shumë kohë në rrjetet sociale, ishin dy herë më të rrezikuar për të vuajtur nga pagjumësia.

“Kjo mund të tregojë se kontrolli i shpeshtë i rrjeteve sociale shkakton më shumë probleme me gjumin se e gjithë koha e kaluar në rrjetet sociale,” shpjegoi  Jessica C. Levenson, studiuese tek Departamenti i Psikiatrisë tek Universiteti i Pittsburgh në Pensilvani.

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: VOA

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë