Pas katër vajzash, një prindër nga Nju Jorku u shokua kur mësoi se më në fund do të bëhej me djalë. Julio Pena, 38 vjeç, ishte mësuar me idenë e të mos pasurit djalë, prandaj kur bashkëshortja i tha se ishte shtatzënë, ai po priste që t’i thoshte se do të vinte në jetë një tjetër vajzë e vogël.
Çifti mësoi lajmin mbi gjininë e fëmijës gjatë një feste të organizuar në shtëpi, kur prenë një tortë të krijuar posaçërisht për këtë rast. Pas takimit me gjinekologun, ata morën lajmin se do të bëhen me fëmijë, por nuk e zbuluan gjininë e tij. Vetëm vajza e tyre 16-vjeçare e dinte të vërtetën. Adoleshentja vendosi t’iu bëjë një surprizë prindërve, duke porositur një tortë që në brendësi kishte ngjyrën blu. Në këtë mënyrë prindërit zbuluan se fëmija tjetër do të jetë djalë. Për më tepër shikoni videon!


