Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Është thënë shumë herë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe nuk duhet menjanuar asnjëherë. Një mëngjes i shëndetshëm ju ndihmon ta nisni ditën me energji dhe sigurisht ju vjen në ndihmë të gjithë personave që duan të bien në peshë.
Mëngjesi që do t’ju paraqesim në këtë postim përveçse është shumë i shijshëm, përmirëson shëndetin e lëkurës, flokëve, normalizon metabolizmin, pastron zorrën e trashë dhe forcon sistemin imunitar.
Përbërësit: 300 ml kos pa yndyrë, 2 lugë gjelle tërshërë, 1 lugë çaji fara lini, 1 lugë çaji pluhur kakao, 5-7 kumbulla të thata.
Hidhni pak ujë të valuar mbi kumbullat e thata dhe lërini për 5 minuta. Në një tas hidhni kosin, tërshërën dhe farat e linit, lërini 1 orë të qëndrojën sëbashku në mënyrë që tërshëra dhe farat e linit të zbuten. Më pas shtoni në tas kakaon dhe kumbullat e thata. Lëreni tasin në frigorifer dhe konsumojeni të nesërmen në mëngjes./ Burimi: cousineandhealth


