Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje

Mjekja endokrinologe Tea Shehu ka folur për rëndësinë e rënies në peshë dhe përfitimet që ajo sjell për shëndetin, përtej aspektit estetik.

Në kuadër të ciklit të podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”, Shehu theksoi se humbja e peshës nuk duhet parë thjesht si një shifër në peshore, pasi edhe një rënie e moderuar e peshës mund të ketë ndikim të rëndësishëm në reduktimin e komplikacioneve që lidhen me mbipeshën dhe obezitetin.

Sipas saj, studimet rekomandojnë që, në mënyrë ideale, rënia në peshë të jetë rreth 5 deri në 10% të peshës trupore.

“Rënia e peshës nuk është vetëm një shifër në peshore apo një zgjidhje e një problemi estetik, por mbi të gjitha çdo rënie në peshë, sado minimale të jetë, por idealisht 5 deri në 10 për qind të paktën, rekomandohet në studime, do të sillte përfitime të mëdha në të gjitha këto komplikacione që ne përmendim për mbipeshën dhe obezitetin”, u shpreh mjekja.

Shehu u bëri thirrje personave që e kanë të vështirë të arrijnë vetë rezultatet e dëshiruara në rënien në peshë, që t’i drejtohen mjekut dhe specialistëve përkatës.

“Bëj thirrje që të gjithë njerëzit që vuajnë nga kjo gjë dhe e kanë shumë të vështirë që ta arrijnë vetë rezultatin që ne po diskutojmë, të adresohen tek mjeku i tyre, tek mjeku specialist, pastaj endokrinolog, për të marrë zgjidhje”, tha Tea Shehu.

Ajo theksoi gjithashtu se sot ekzistojnë mundësi për trajtimin e problemeve që lidhen me mbipeshën dhe obezitetin.

“Sot jetojmë në një epokë që ka zgjidhje për këto probleme”, përfundoi mjekja.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026