Big Basta: Nuk kam asnjë lloj frike

Bisedoi: Denisa Canameti

Në shtator të vitit të kaluar Gerald Xhari (Big Basta) i dha fund beqarisë. Ai i rrëmbeu zemrën e një prej këngëtareve më të suksesshme në trojet shqiptare, Vesa Lumës. Sot Vesa dhe Bigu presin të bëhen prindër të një bebeje që, siç thotë edhe ai vetë në intervistën e mëposhtme, vjen si një mrekulli e dërguar nga forca shumë të mëdha hyjnore. Në një rrëfim për “Shëndet+” Geri tregon lidhur me emocionet e këtij lajmi, përgatitjet që po bën, përgjegjësitë, frikërat apo ndjesitë.

Cili është sekreti i të qenit gjithmonë në formë?

Familje e mirë, miqësi e mirë, si edhe puna që dua. Sepse të qenit në formë jo vetëm në trup, por edhe në mendje është shumë e rëndësishme.

Big Basta (3)Cili është raporti me mjekun dhe me cilin prej tyre i keni marrëdhëniet më të mira?

Me gjinekologun kemi marrëdhënie shumë të mira (qesh). Sidomos tani që do të bëhem baba. Ai është bërë si i shtëpisë tani. Të jem i sinqertë, për vete nuk shkoj shpesh te doktori. Një herë në vit bëj analizat dhe kaq.

“Dieta” ka lidhje me ju, apo hani ç’të mundni, pa naze?

Dieta është shumë e rëndësishme për mua. Gjatë ditës mundohem të mos ha shumë. Sidomos të kem kontroll me proteinat dhe karbohidratet. Gjithmonë gjatë një viti mundohem të mbaj dietë që të jem në formë, sidomos para Vitit të Ri dhe sidomos para pushimeve të verës. Megjithatë, dieta nuk është se zë një pjesë shumë të rëndësishme të ditës sime.

Çfarë jua zbukuron ditën?

Ditën ma zbukurojnë fjalët e mira. Gjendja emocionale shumë e mirë që kam që në momentin që zgjohem nga gjumi, sidomos momenti kur jam duke punuar në radio apo në studio. Pa harruar edhe nipin dhe mbesën time, që i dua shumë dhe janë bërë pjesë e imja tashmë.

Lajmi më i fundit është se ju prisni të bëheni baba. Çfarë ndjesish ju përcjell ky lajm?

Për momentin jam pak si i habitur, akoma nuk arrij ta besoj. Por që nga momenti që e pashë në eko sesi lëviz, fillova pak të lëkundesha në besimin tim dhe ndjesia e parë ishte të falënderoja Zotin dhe çdo forcë hyjnore që bën të mundur atë mrekulli.

Keni filluar t’i shëtisni libraritë për libra fëmijësh?

Më pëlqejnë librat për fëmijë. Më pëlqen fakti që koleksionet më të fundit janë shumë interesante dhe, mbi të gjitha, shqip.

Cila është frika më e madhe e këtij ndryshimi që pritet të ndodhë në jetën tuaj për shumë pak muaj (do të merrni statusin “prind”)?

Nuk kam asnjë lloj frike. Jetën e kam të ndërtuar me përgjegjësi. Jam mësuar që t’i jap vetes detyra dhe përgjegjësi si në fushën e muzikës, ashtu edhe në fushën e jetës së përditshme. Nuk e di se çfarë do më japë fëmija, frikë, tension apo vetëm lumturi. Gjithsesi, jam i gatshëm ta përballoj këtë sfidë se, në fund të fundit, është ajo që doja.

big basta vesa lumaJu dhe Vesa jeni persona publikë dhe me shumë angazhime. Cili gatuan në shtëpinë tuaj?

Nuk e kemi të përcaktuar se kush gatuan ose jo. Secili që ka nevojë të gatuajë apo të hajë atë që do, ngrihet dhe e gatuan.  Përveç pjatës kryesore që herë gatuhet nga unë, herë nga Vesa. Përveçse këngëtarë të mirë, jemi edhe kuzhinierë të mirë (qesh).

 

Si ju duket kjo tendencë e të rinjve për të mbajtur dieta drastike, për të qenë të palestruar etj., duke i kthyer këto aktivitete në përparësi?

Te të rinjtë nuk më shqetëson shumë puna e dietës. Më shqetëson mënyra sesi po shkollohen, sesi po mësojnë gjëra nga interneti, dhe jo nga jeta e përditshme. Çdo gjë duan ta kenë gati. Domethënë interneti është kryesori që më shqetëson. Kjo sepse edhe nga pikëpamja mjekësore shkakton dëme psikologjike në radhë të parë, dhe dëme materiale. Të rinjtë shohin një person të “fotoshopuar” me trup perfekt dhe ndihen kaq keq, duke filluar të mbajnë dieta drastike, dieta që brenda 6 muajve të ndihmojnë të arrish rezultate që nuk mund t’i arrish as për 2 vite.

Të është dashur të shkosh në spitalet tona shtetërore në rolin e pacientit apo të shoqëruesit?

Jam partizan i spitaleve dhe shkollave shtetërore. Kështu që, për mua, shërbimi si në spitale shtetëore si në privat është i njëjtë. I kam zgjedhur të dyja.

Çfarë vlerësimi do të jepje për mjekët?

Sidomos mjekët shqiptarë i vlerësoj me 9.5. Nuk po them 10, se do t’i mbaja me hatër. Mjekësia shqiptare ka avancuar shumë sidomos në fushën e kardiologjisë. I falënderoj shumë mjekët shqiptarë, sepse shumë të afërt që kanë patur problem me zemrën, sot gëzojnë një shëndet të plotë, falë tyre.

 

Cila është gjëja më e shtrenjtë?

Familja. Pastaj vijnë të tjerat!

Çfarë është lumturi për ty?

Lumturi është të flesh në darkë pa të dhembur koka.

Një këshillë për lexuesit e “Shëndet+”…

Mbani mirë shëndetin, se është kryesorja. Nuk ka asgjë tjetër më të rëndësishme se shëndeti.

(Intervista e plotë u botua në numrin e datës 18 janar 2016 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!