Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Thuajse të gjithë janë të vetëdijshëm për faktin se konsumimi i një gote me ujë me limon i jep përfitime të shumta shëndetit. Uji me limon lehtëson urthin, balancon nivelin e pH në trup, përmirëson tretjen, stimulon funksionimin më të mirë të mëlçisë etj. Një mënyrë mjaft e mirë për t’i përftuar këto benefite shëndetësore është edhe të konsumoni çdo ditë në mëngjes një gotë ujë të vakët me 2-3 pika vaj esencial limoni. Vaji esencial i limonit nuk është acidik dhe ph i tij është neutral. Kjo do të thotë se ai nuk e dëmton smaltin e dhëmbëve. Uji me vaj esencial limoni është shumë i mirë për të reduktuar puçrat e fytyrës, redukton urthin, lehtëson problemet e frymëmarrjes, stimulon metabolizmin, zvogëlon inflamacionin, largon gurët e tëmthit etj./ Burimi: fhfn.org


