Fakte të panjohura, por që duhet t’i dini patjetër për Viagrën

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Viagra  është cilësuar si “diamanti” i mjekësisë për shkak të shitjeve të pafundme të kësaj tablete në të gjithë globin që në vitin 1998. Megjithëse kjo tabletë është mjaft e popullarizuar dhe jua ka bërë më të “lumtur” jetën seksuale shumë njerëzve në mbarë botën, ajo mund të shfaqë efekte të rrezikshme anësore në një periudhë afatgjatë. Efektet anësore nuk janë të dukshme në fazën fillestare të përdorimit, ato mund të ndikojnë në periudha të mëvonshme në shëndetin e përgjithshëm.

viagraEfekti mbi shikimin: nga një rast i fundit gjyqësor i bërë në vitin 2012 , u zbulua se një burrë 86-vjeçar që kishte marrë viagra çdo ditë kishtë çuar në verbëri të tij.

Viagra rrit aftësinë seksuale: sipas studimeve ky është vetëm një mit sepse e vërteta është se viagra krijon thjesht një presion të panevojshëm mbi organin gjenetial.

Dhimbje gjatë ciklit menstrual: gratë që përdorin viagra kanë cikël menstral të dhimshëm, kjo për faktin se viagra shpërndahet në gjak dhe qëndron për një periudhë të caktuar kohore në trup.

Ja disa nga efektet anësore që shkaktohen nëse përdorni shumë viagra:

  • Probleme me shikimin deri në verbëri
  • Probleme me dëgjimin deri në shurdhëri
  • Sulme në zemër, parregullsi të rrahjeve të zemrës dhe dhimbje gjoksi
  • Inflamacion dhe enjtje të gjymtyrëve, duarve, këmbëve
  • Ngrohtësi apo skuqje të faqeve/fytyrës
  • Dhimbje koke dhe probleme me kujtesën

Dr Pradeep Tripathi thotë që duhet t’i qëndroni larg kësaj tablete. Sipas tij kënaqësia seksuale mund të arrihet nga dashuria, kujdesi dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë midis dy partnerëve. www.shendeti.com.al/ Burimi: realfarmacy

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS