3 filxhanë të këtij çaji në ditë, do t’ju bëjnë të humbisni 8 cm në bel

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Rënia në peshë dhe ngushtimi i perimetrit është një nga sfidat më të mëdha me vetveten. Së pari ju duhet vullnet i hekurt dhe së dyti ndjekja e një diete të shëndetshme në mënyrë strikte. Ja një çaj që do t’ju ndihmojë të humbisni rreth 8 cm në zonën e belit për pak javë.

caj per barkunGjithçka që ju duhet janë 1 qese çaj jeshil, 1 shkop kanelle dhe disa gjethe dafine. Të gjithë përbërësit e këtij çaji ju ndihmojnë të digjni yndyrnat dhe të përshpejtoni metabolizmin.

Merrni rreth 800 ml ujë dhe valoni kanellën dhe gjethet e dafinës për pak minuta. Më pas shtoni bustinën e çajit jeshil dhe lërini të qëndrojnë sëbashku për 10 minuta.

Sapo të zgjoheni pini një filxhan të këtij çaji, ai do t’ju përshpejtojë metabolizmin. Filxhanin e dytë pijeni 1 orë para drekës dhe të tretin 1 orë para se të shkoni të flini. Rezultatet do të jenë të dukshme që pas 7 ditësh. Në mënyrë që ky çaj të funksionojë siç duhet dhe të bini më shumë në peshë, do t’ju këshillonim të mbanit një dietë të shëndetshme dhe të bënit aktivitet fizik.

Kujdes!!! Gratë shtatëzëna dhe nënat me fëmijët në gji nuk duhet ta përdorin këtë çaj. / ëëë.shendet.com.al / Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe