Si  të përgatisni pulë me pite dhe petë!

Evgjeni Harizi, 1000 receta gatimi

 pule me pite 7Për 4-5 persona duhen:

  • Pulë 4-5 thella
  • Qepë 2 kokrra mesatare
  • Gjalpë 2 lugë gjelle
  • Piper
  • Kripë

Për petët duhen:

  • Miell 2 gota
  • Vezë 2 kokrra, kripë

Pula e prerë në copa racioni kaurdiset me qepë të grira hollë, hidhet kripë, ujë dhe zihet sa të bëhet gati. Duhet të dalë me aq lëng sa të njomen petët. Përgatitet brumi me miell, vezë, ujë e kripë. Hapen petët, lihen të thahen, priten në formë rombi, zihen në ujë të valuar me kripë, kullohen dhe kur ftohen, përvëlohen me lëngun e pulës. Kur shërbehet në pjatë, vendoset thela dhe petët.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme