Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Edhe pse ekzistojnë një sërë medikamentesh efektive kundër mpikjes së gjakut, ekspertët tregojnë mënyrat natyrore të parandalimit. Ndërprerja e duhanit, reduktimi i peshës, dieta e shëndetshme dhe aktiviteti i rregullt fizik janë disa nga veprimet themelore parandaluese. Një e treta e femrave dhe një e katërta e meshkujve vuajnë nga kjo lloj sëmundje. Sipas studimeve nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, mpiksja e gjakut është një nga shkaktarët që çon në rrezikun e sulmit të zemrës, dhe rreth një gjysmë milioni njerëzish në Evropë vuajnë nga mpiksja e gjakut. Sipas hulumtimeve të bëra dhe duke kuptuar natyrën e kësaj lloj sëmundje, janë zbuluar disa mënyra se si të parandaloni mpiksjen e gjakut.
Megjithatë, duhet shtuar se disa studime janë ende problematike dhe të pamjaftueshme kur bëhet fjalë për mënyrat e parandalimit të këtij problemi.
Konsumoni vitaminë E: sipas një studimi të bërë në SHBA, konsumimi i rregullt i dozave të caktuara të vitaminës E mund të zvogëlojë rrezikun e mpikjes të gjakut. Sipas këtij studimi u rezultua se gratë që përdornin vitaminë E kishin 21% më pak gjasa për t’u prekur nga mpiksja e gjakut- tha Robert Glynn, ekspert në Shkollën Mjekësore të Harvardit.
Ndaloni konsumimin e duhanit: duhanpirësit kanë rrezik të madh për t’u prekur nga mpiksja e gjakut. Sëmundjet e rënda të arterieve lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me pirjen e duhanit.
Humbni peshë: mbipesha është një nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e trombozës. Femrat që kanë yndyrë të përqëndruar në zonën rreth kofshëve dhe barkut kanë një rrezik të madh për t’u prekur nga mpiksja e gjakut edhe meshkujt që kanë yndyrë të përqëndruar rreth zonës së barkut. Hulumtuesit danezë kryen një studim 10 vjeçar dhe përfshinë rreth 60.000 burra e gra. Anketa tregoi që personat që kishin masa dhjamore të depozituara në zona të caktuara kishin pësuar mpiksje të gjakut, madje dhe trombozë.
Mbani një dietë të pasur me acide yndyrore omega 3: limitoni në maksimum konsumimin e produkteve shtazore si dhe vezët apo produktet e qumështit të pasura me yndyrë. Konsumoni ushqime të pasura me omega-6 si perime, arra, drithëra, fara luledielli dhe vaj ulliri, ushqime të pasura me omega-3 si peshk, fara kungulli etj, produkte soje dhe fibra të shëndetshme.
Konsumoni produkte të pasura me hekur: shtojcat e produkteve të pasura me hekur mund të parandalojnë mpiksjen e gjakut. / www.shendeti.com.al


