Vajza që hëngri 3 mollë në ditë për 8 muaj, ja si duket!

Përgatiti për gazetën“Shëndet+”: Elena Beta

modelja anoreksiskeVictoire Macon Dauxerre ishte studente e shkollës së mesme kur vendosi të ndryshonte tërësisht dietën e saj dhe të hynte në botën e modelingut, por kjo gjë u kthye në një mankth për jetën e saj.

Ajo i vuri vetes qëllim të humbiste 22 kile për 2 muaj. Dieta e saj e re? Tre mollë në ditë dhe ujë me gaz. Viktorie konsumonte vetëm një copë pulë ose peshk një herë në javë.

Strategjia e saj funksionoi, pas humbjes drastike të peshës ajo filloi të punonte për markat më të njohura si Alexander McQueen dhe Miu Miu si dhe ishte në mesin e 20 modeleve më të kërkuara.

Por pas disa kohësh, ajo filloi të vuante nga anoreksia. “Pulsi im ishte shumë i dobët, unë humba flokët e mi, kam vuajtur nga osteoporoza dhe pata çrregullime me ciklin menstrual,” kujton modelia.

Pjesa më konfuze e të gjithë situatës? Të gjitha fotot e saj filluan të manipulohen. Profesionostët e fotografive filluan të shtonin peshë në kofshët e mia dhe tek faqet, shpesh jam përballur me gjendje shumë të keqe shëndetësore pas përfundimit të sfilatave, duke përfshirë këtu të vjella të shpeshta, përfundoi ajo.

modeljaVitin e kaluar, historia Victorie frymëzoi një ligj të ri të miratuar në Francë, i cili ka për qëllim të pushojë nga puna modele që janë shumë të dobëta.

Victoire është një nga të paktat modele që guxon të flasë në lidhje me atë që ndodh prapa skenave në botën e modës.

 Burimi: hefty.co

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave