Ish-kryeministri pret radhën në shkallët e spitalit

Mario Monti

Të gjithë mund të jeni kureshtarë të dini se kush është ai politikan që pret radhën në shkallët e spitalit, duke qenë se njerëz të tillë favorizohen gjithmonë nga spitali. “Me keqardhje” po ju themi se nuk është nga Shqipëria. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin italian Mario Monti, i cili është fotografuar në shkallët e një spitali duke pritur radhën si të gjithë njerëzit e zakonshëm.

Fotoja është shpërndarë në internet nga një qytetar i thjeshtë, të cilit i ka bërë përshtypje ky gjest i politikanit dhe më pas është publikuar nga “La Repubblica”.

“Dje më ndodhi një gjë unike. Isha në një spital me time më dhe vjen Mario Monti. E shoqja duhet të bënte një vizitë për të cilën po priste radhën, ashtu si nëna ime. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është se profesori kishte ardhur i pashoqëruar nga rojet e tij, dhe ndenji duke pritur radhën si të gjithë ne. Ai qëndroi ulur në shkallë gjatë gjithë kohës, derisa i erdhi radha gruas së tij,” shkroi qytetari.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi:La Repubblica

 

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet