Shëroni dhimbjet e kokës menjëherë me këtë pije magjike

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Njerëzit që vuajnë nga migrena i dinë shumë mirë dhimbjet e tmerrshme që ajo shkakton, të cilat i pengojnë ata të kryejnë aktivitetin e përditshëm. Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, thuhet se medikamenti më i mirë për shërimin e dhimbjes së kokës është kripa. Zgjidhja më e mirë është kripa Himalajne, e cila është e pasur me minerale. Kjo kripë përmban 84 elemente, të cilat ndihmojnë për rritjen e nivelit të seretoninës në gjak, forcojnë sistemin nervor dhe rregullojnë balancën e acid-alkalinës në trup.dhimbje koke

Si ta përgatisni këtë pije magjike:

Merrni një gotë me lëng limoni të freskët, shtoni 2 lugë çaji kripë dhe hidheni në një shishe të madhe me ujë. Tundeni mirë përzierjen dhe konsumojeni atë herë pas here. Ndoshta shija e pijes nuk është shumë e këndshme, megjithatë është vërtetë magjike!

Si funksionon?

Kripa

  • Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
  • Rrit përçueshmërinë tek qelizat nervore për përpunimin e informacionit dhe komunikimin.
  • Pastron sinuset e bllokuara (që mund të jenë një nga shkaktarët e dhimbjes së kokës).
  • Nxjerr acidet nga qelizat e trupit, sidomos qelizat e trurit.
  • Rrit nivelin e seretoninës dhe melatoninës
  • Vepron si një element i fortë kundër depresionit
  • Gjeneron energji hidroelektrike në qelizat e trupit

Lëngu i limonit:

Kjo pije, e pasur me vitaminën C dhe antioksidues, largon të gjitha toksina nga trupi dhe ju jep një ndjesi lehtësie. Ajo gjithashtu:

  • Balancon nivelet e pH në trup
  • Mbron sistemin imunitar
  • Ushqen trurin dhe qelizat nervore
  • Ul inflamacionin në të gjithë trupin (dhimbja e kokës është një lloj inflamacioni, prandaj lëngu i limonit e lehtëson atë).

Uji:

Siç e kemi thënë gjithmonë, uji është shumë i rëndësishëm për hidratimin e të gjithë trupit, duke përfshirë edhe kokën. Dhimbjet e kokës shkaktohet shpesh edhe nga dehidratimi, prandaj duhet të pini sa më shumë ujë gjatë ditës.

Kujdes: Kjo pije nuk rekomandohet për njerëzit me tension të lartë të gjakut, pasi kripa e përkeqëson edhe më shumë gjendjen.

Burimi: My iLifeStyle / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?