Cilët janë faktorët që shkaktojnë migrenën?

dhimbje kokeePërgjigjja nga mjekja neurologe Mira Rakacolli:

Megjithëse është një sëmundje e cila është e njohur dhe e përshkruar që në lashtësi, fatkeqësisht akoma nuk njihet mirë shkaku i saj. Njihen shumë hallka të mekanizmit të saj, pra, të asaj që ndodh në sistemin nervor gjatë krizës, megjithëse ai nuk është i sqaruar plotësisht. Duke u munduar ta përmbledh me fjalë të thjeshta për lexuesin, mund të thuhet që për një arsye të panjohur irritohet një nerv që quhet nervi trigeminal.  Ky nerv inervon enët e gjakut që furnizojnë trurin me gjak. Në këto enë ndodhin disa ndryshime që konsistojnë në ngushtim e më pas në zgjerim të tyre, e në daljen e disa substancave biokimike, gjeneruese të dhimbjes, edhe pse nuk njihet shkaku, njihen disa faktorë që e shpërthejnë atë.

Këta faktorë mund të jenë:

regjimi jo i rregullt i ngrënies apo i gjumit, lodhja fizike, pijet alkoolike sidomos vera e kuqe, ngrënia e djathit me sasi të mëdha, çokollatat me bajame e lajthi, gjendjet e stresit, ndryshimet e temperaturave apo presioneve etj.

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë