Beqaj: Shëndetësia, sistemi më i nënfinancuar

Ministri Ilir BeqajMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi sot se “deri në shtator do përpiqemi që të kemi gati fondin prej 40 milionë euro për investime në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë”.

Gjatë analizës vjetore të QSUT-së, Beqaj tha se projektet për qendrën më të madhe spitalore në vend do të nisin këtë vit, ndërkohë që nga mesi i marsit do të jenë gati paketat e reja shëndetësore. “Barnat e reja (pa alternativë) marrin rreth 1 /3 e buxhetit”, u shpreh Beqaj.
“Shëndetësia është sistemi më i nënfinancuar, por përpara se të kërkojmë ndjeshëm investimet, detyra jonë e përbashkët është të tregojmë se mund të bëjmë edhe më shumë”. Ministri Beqaj kërkoi nga mjekët të reduktojnë kërkesat për shtyrjen e moshës së pensionit . Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu tha se “në buxhetin e 2014 ka dyfishim të fondeve për barnat citostatikë , ndërsa gjatë këtij viti do të investohen për shtatë salla operacioni në spitalin e ri”. QSUT është ndërmarja më e madhe në vend me 2700 punonjës./ Eriola Çuko

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri