Problemet më të shumta të lëkurës në stinën e dimrit

Dimer fytyra lekuraMjekja Violeta Dajçi për “Shëndet+” thotë:

Në stinën e dimrit janë disa patologji të cilat përkeqësohen. Këto patologji janë dermatitet atopike, ekzemat, psoriazis, prurigot senile etj, ku në thelb qëndron lëkura e thatë.

Gjithashtu, në këtë periudhë përkeqësohen disa patologji të indit lidhor dhe autoimune. Temperaturat e ftohta shtojnë vazokonstriksionin (ngushtimin e enëve të gjakut) dhe mungesa e oksigjenimit të indeve i acaron këto patologji. Shprehja më e qartë e tyre janë Pernionet, të njohur në gjuhën popullore si morthi, i cili prek duart, këmbët, pjesën e jashtme të kofshëve dhe shoqeëohet me të kruara, dhimbje dhe në faza të avancuara e të pamjekuara, plagë.

Në këtë periudhë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është rritur ndjeshëm numri i pacientëve, sidomos të atyre pediatrikë, gjendja e të cilëve përkeqësohet nga faktorët atmosferikë dhe nga pakujdesia në hidratimin e lëkurës.

Si mund të mbrohemi?

Për t’u mbrojtur nga këto patologji, dermatologët rekomandojmë pomada emoliente, të cilat kanë në përbërje të tyre vazelinë dhe glicerinë. Këto produkte bëjnë të mundur mbajtjen e yndyrës dhe ujit në lëkurë duke rregulluar balancën hidrolipidike të saj. Duke u ruajtur kjo lloj balance, lëkura arrin t’i “mbijetojë” të ftohtit. Në rastet e përkeqësimit, pacientët i drejtohen dermatologut për trajtim të specializuar.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës