Ditën e “epokës së re” për onkologjikun pacientët nuk bënin dot kimion

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Në onkologjik asgjë nuk është e bukur përtej fasadës. Pacientë që ecin në fijen e hollë që ndan jetën nga vdekja. Një përpjekje për të mbijetuar midis përgjigjeve: “Nuk mund të të ofrojmë asgjë”. Ilaçe që blihen jashtë apo kimio që bëhen në karrige. Kjo është panorama e trishtë që ofron shërbimi i onkologjisë në QSUT.

I lakuar si pavioni më problematik, onkologjiku pret çdo ditë qindra pacientë të sëmurë rëndë. I vetmi investim “i dukshëm” është lyerja para disa ditësh e fasadës.

onkologjiik (1)“Repart i standardeve të larta evropiane, që sjell shembullin e radhës në rrugën tonë shumë të mundimshme të rilindjes së shëndetësisë, ku ka ende shumë më shumë për të bërë, po ku reforma tërësore ka nisur të japë rezultatet e para inkurajuese”, u shpreh Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e përurimit të repartit të ri të akseleratorit linear.

Dhe përgjigjja e një lexuesi ishte: “Pikërisht në ditën e inaugurimit aparatura e kimioterapisë sot nuk funksiononte. Kësaj i thonë rilindje”.

Përurim u shoqërua edhe me një galeri fotosh tepër të bukura. Ndërkohë, “aparati” i “Shëndet+” sjell panoramën “pas fasadës”.

Onkologjiku

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni